Grave iraniane u kërkohen “teste të virgjërisë” para martesës
Mijëra gra të reja në Iran vazhdojnë t’u nënshtrohen “testeve të virgjërisë” përpara martesës, edhe pse nuk ka asnjë bazë mjekësore për ekzaminimet e tilla. Ato që dështojnë në teste, mund të detyrohen që t’i nënshtrohen rivendosjes së himenit ose, në raste ekstreme, të vriten “për nder”. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kërkimi i dëshmisë së virgjërisë është akt dhune ndaj grave, pa justifikim mjekësor.