Granatimi i banesave në periferi të Kievit
Një zonë e banueshme në Irpin, në veriperëndim të Kievit, ishte cak i granatimeve të vazhdueshme që forcat ruse po kryejnë përreth kryeqytetit ukrainas. Kjo video amatore, e postuar në rrjetet sociale më 4 mars, shfaq granatimet ndaj banesave në këtë zonë. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)