Tri ditët e para të gjyqit
Për tri ditë me radhë, në Dhomat e Specializuara në Hagë, palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më poshtë mund të gjeni një tekst përmbledhës për tri ditët e para të gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit:
Lexues të nderuar,
Këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të tri ditëve të para të gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Nga 3 deri më 5 prill, palët paraqitën deklaratat e tyre hyrëse në rastin kundër ish-eprorëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në Dhomat e Specializuara, më 11 prill Zyra e Prokurorit të Specializuar do të nisë paraqitjen e provave kundër të pandehurve.
Ju falënderojmë që na ndoqët.