Përfundon dita e dytë e gjykimit kundër ish-eprorëve të UÇK-së
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse, teksa më 5 prill pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit.
Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.
Më poshtë mund të gjeni të përmbledhur ditën e dytë të gjykimit:
- Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ka pasur fuqi komanduese mbi UÇK-në, e as nuk ka ushtruar pushtet efektiv si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme
- Mbrojtja e Kadri Veselit tha se ndaj tij nuk ka asnjë provë e dëshmitarë që e lidh me krimet e pretenduara në aktakuzë
- Sipas mbrojtjes së Rexhep Selimit, në aktakuzë nuk ka aludime se ai ka urdhëruar ndonjë krim të pretenduar
- Gjatë fjalimit para trupit gjykues, ish-eprori i UÇK-së, Hashim Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u shpreh i pafajshëm.
- Thaçi tha se ky gjykim ka shfajësuar atë, UÇK-në dhe popullin e Kosovës me pretendimet për trafikim organesh
- Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë fjalimit të tij para trupit gjykues tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia, por "nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë", duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor do të dëshmohet pafajësia e tij
Deklarimi i Selimit para Dhomave të Specializuara
Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, tha se pret që në fund të procesit gjyqësor ai të shpallet i pafajshëm.
Më poshtë mund të shikoni një pjesë të deklarimit që Selimi e bëri para Gjykatës Speciale në Hagë më 4 prill.
Mbrojtja kundërshton pretendimet e ZPS-së
Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së, gjatë ditës së dytë të gjykimit, kanë hedhur poshtë akuzat e organit të ndjekjes, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë komande dhe se të pandehurit nuk ishin pjesë e "ndërmarrjes së përbashkët kriminale", siç thuhet në aktakuzë.
Më shumë:
Të nderuar lexues,
Këtu po e përmbyllim raportimin e drejtpërdrejtë për gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së, që ka nisur më 3 prill.
Do të rikthehemi në mëngjesin e së mërkurës.
Më 5 prill pritet që edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqin të ketë fjalën hyrëse për rastin që ka ndërtuar, pasi ekipet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit paraqitën qëndrimet e tyre të martën.
Faleminderit që ishit me ne!