Ndërlidhjet

Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,
Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,

Përfundojnë deklaratat hyrëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
  • Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.
  • Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.
  • Të katërtit, ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.
12:39 4.4.2023

Mbrojtja e Thaçit thotë se s’ka pasur politikë për shënjestrimin e kundërshtarëve

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka vazhduar mbrojtjen duke thënë se Prokuroria e Specializuar tani po bie në kundërshtim me disa vendime të mëhershme që ishin marrë nga Tribunali i Hagës për krime lufte për ish-Jugosllavi.

Duke cituar disa ish-vendime shfajësuese të Tribunalit, Mishetiq tha se atëbotë ishte vërtetuar se nuk ka pasur sulm sistematik dhe të gjerë ndaj civilëve në Kosovë dhe se nuk ka pasur politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të shënjestruar kundërshtarët.

“ZPS-ja duhet të thotë tani se të gjitha institucionet që i kanë trajtuar këto çështje më herët i kanë pasur konstatime të gabuara”, tha ai.

Tutje, sipas avokatit mbrojtës, në mënyrë që Prokuroria të vërtetojë akuzat për krime lufte, ata duhet të konstatojnë se lufta apo konflikti i armatosur ka vazhduar edhe pas qershorit të vitit 1999.

*Pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar mund t'i lexoni në tekstin më poshtë:

13:02 4.4.2023

Thaçi i drejtohet Speciales

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit më 1998-99.

Ai iu drejtua Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”, tha Thaçi.

Thaçi hodhi të gjitha akuzat që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, jam gati të përballen me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, popullin tim”, tha Thaçi.

Thaçi tha se ky gjykim ka hequr "renë e zezë" mbi Kosovën, sa i përket pretendimeve të ish-senatorit amerikan, Dick Marty, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

"Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe rreja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur", tha Thaçi.

Ai tha se ky gjykim është “rrugëtim drejt të vërtetës dhe drejtësisë”.

Sipas Thaçit, viktimat nuk marrin drejtësi përmes përndjekjes të të "pafajshmëve".

"Padrejtësia nuk ndreqet me një padrejtësi tjetër”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për synimin e luftës së zhvilluar më 1998-99.

“Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim: lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovë”.

“Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, lufta iu imponua” atyre, theksoi Thaçi.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së po ashtu foli për kundërshtimet politike që ka mundur t’i ketë me bashkëluftëtarët e tij pas luftës.

“Emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit aker politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime apo opinione të pasluftës të ekzagjëruara apo të përshtatura të akterëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike, Edhe te ne, jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë edhe bashkudhëtar apo bashkëmendimtar i proceseve politike të pasluftës.Në raste jo të pakta, ambicia, interesat politike e egoja personale tejkaloi të vërtetën dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vet historisë së Kosovës”, theksoi Thaçi.

Thaçi tha se i vjen keq që disa dëshmitarë potencialë, që kanë vdekur, sikurse ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ish-veprimtari politik, Adem Demaçi, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, Robin Cook e të tjerë, nuk do të mund të dëshmojnë në gjykimin ndaj tij.

“Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Thaçi.

13:34 4.4.2023

Seanca në pauzë

Për herë të dytë gjatë ditës së sotme, punimet e seancës gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë janë ndërprerë për një pauzë. Pas pauzës, ekipet e mbrojtjes të të akuzuarve të tjerë do të vazhdojnë me deklarimet e tyre hyrëse.

Por, më poshtë ne ju sjellim disa prej pikave kyçe të ditës së dytë të gjykimit:

  • Hashim Thaçi iu drejtua Dhomave të Specializuara përmes një fjale të shkurtër. Ai fillimisht kërkoi falje për të gjitha viktimat dhe shprehu sërish pafajësinë
  • Thaçi tha se ky gjykim ka dëshmuar se ai, as UÇK-ja, as populli i Kosovës nuk kanë kryer trafikim organesh, akuza të bëra në një raport të Këshillit të Evropës, që i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale
  • Sipas ish-presidentit të Kosovës, drejtësia për viktimat nuk mund të arrihet përmes ndjekjes së personave të pafajshëm. Ai shprehu bindjen se në fund të procesit do të dëshmohet se është i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës
  • Thaçi tha se synimi i rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur ishte i njëjtë, ai i lirisë së Kosovës
  • Para fjalimit të Thaçit, ekipi i mbrojtjes së tij tha se UÇK-ja nuk ka pasur politikë për shënjestrimin e kundërshtarëve, ashtu siç pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar
13:49 4.4.2023

Profil i Hashim Thaçit

Një profil për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që po përballet me gjykim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pranë Gjykatës Speciale në Hagë.

Nga çlirimtar në i pandehur: Kush është Hashim Thaçi?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:36 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG