Çfarë është Gjykata Speciale?
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ky institucion, që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
*Video nga arkivi:
Procedura paragjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.
Në tekstin më poshtë mund të gjeni një kronologji të procesit paragjyqësor ndaj tyre, por edhe detaje të tjera nga aktakuza, që ishte konfirmuar në tetor të 2020, por ishte bërë publike një muaj më vonë:
Qytetarë para Gjykatës Speciale në Hagë
Para nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të Holandës, disa qytetarë janë parë para ndërtesës së Gjykatës Speciale.
Në 09:45 pritet të nisë dita e parë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Disa minuta para nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po iu sjellim të përmbledhura faktet kryesore rreth këtij rasti: