Ndërlidhjet

Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,
Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,

Përfundojnë deklaratat hyrëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
  • Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.
  • Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.
  • Të katërtit, ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.
13:02 4.4.2023

Thaçi i drejtohet Speciales

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit më 1998-99.

Ai iu drejtua Dhomave të Specializuara në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”, tha Thaçi.

Thaçi hodhi të gjitha akuzat që ia ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, jam gati të përballen me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, popullin tim”, tha Thaçi.

Thaçi tha se ky gjykim ka hequr "renë e zezë" mbi Kosovën, sa i përket pretendimeve të ish-senatorit amerikan, Dick Marty, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

"Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe rreja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur", tha Thaçi.

Ai tha se ky gjykim është “rrugëtim drejt të vërtetës dhe drejtësisë”.

Sipas Thaçit, viktimat nuk marrin drejtësi përmes përndjekjes të të "pafajshmëve".

"Padrejtësia nuk ndreqet me një padrejtësi tjetër”, tha Thaçi.

Ai foli edhe për synimin e luftës së zhvilluar më 1998-99.

“Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim: lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovë”.

“Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, lufta iu imponua” atyre, theksoi Thaçi.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së po ashtu foli për kundërshtimet politike që ka mundur t’i ketë me bashkëluftëtarët e tij pas luftës.

“Emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit aker politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime apo opinione të pasluftës të ekzagjëruara apo të përshtatura të akterëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike, Edhe te ne, jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë edhe bashkudhëtar apo bashkëmendimtar i proceseve politike të pasluftës.Në raste jo të pakta, ambicia, interesat politike e egoja personale tejkaloi të vërtetën dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vet historisë së Kosovës”, theksoi Thaçi.

Thaçi tha se i vjen keq që disa dëshmitarë potencialë, që kanë vdekur, sikurse ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ish-veprimtari politik, Adem Demaçi, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, Robin Cook e të tjerë, nuk do të mund të dëshmojnë në gjykimin ndaj tij.

“Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Thaçi.

12:39 4.4.2023

Mbrojtja e Thaçit thotë se s’ka pasur politikë për shënjestrimin e kundërshtarëve

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka vazhduar mbrojtjen duke thënë se Prokuroria e Specializuar tani po bie në kundërshtim me disa vendime të mëhershme që ishin marrë nga Tribunali i Hagës për krime lufte për ish-Jugosllavi.

Duke cituar disa ish-vendime shfajësuese të Tribunalit, Mishetiq tha se atëbotë ishte vërtetuar se nuk ka pasur sulm sistematik dhe të gjerë ndaj civilëve në Kosovë dhe se nuk ka pasur politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të shënjestruar kundërshtarët.

“ZPS-ja duhet të thotë tani se të gjitha institucionet që i kanë trajtuar këto çështje më herët i kanë pasur konstatime të gabuara”, tha ai.

Tutje, sipas avokatit mbrojtës, në mënyrë që Prokuroria të vërtetojë akuzat për krime lufte, ata duhet të konstatojnë se lufta apo konflikti i armatosur ka vazhduar edhe pas qershorit të vitit 1999.

*Pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar mund t'i lexoni në tekstin më poshtë:

12:25 4.4.2023

Mbrojtja: ZPS-ja duhet të provojë se konflikti i armatosur përfundoi në shtator

Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se Tribunali Ndërkombëtar në Hagë kishte thënë se konflikti i armatosur në Kosovë kishte përfunduar në mes të qershorit të vitit 1999.

Ai tha se këto pohim, e kishte bërë edhe Clint Williamson, prokurori amerikan i angazhuar për të hetuar nëse UÇK-ja ka kryer krime.

Por, aktakuza e ZPS-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së heton krimet deri në shtator të vitit 1999.

“Prokuroria e Specializuar duhet të provojë se kishte konflikt të armatosur deri në shtator”, tha Mishetiq.

“ZPS-ja thotë UÇK është përfshirë në sulme të zgjeruara dhe sistematike ndaj popullatës civile dhe ekzistonte konflikt i armatosur deri në shtator të vitit 1999”, theksoi ai.

11:53 4.4.2023

Seanca në pauzë

Pas dy orësh të deklaratave hyrëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit, punimet në Gjykatën Speciale kanë shkuar në një pauzë të shkurtër. Pas pauzës, pritet që edhe Thaçi të mbajë një fjalim të shkurtër

Më poshtë, ju sjellim të përmbledhur disa nga pikat kyçe të ditës së dytë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së:

  • Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se ai nuk kishte pasur fuqi komande në Ushtrinë Çlimitare të Kosovës gjatë periudhës që flet aktakuza
  • "Thaçi nuk e kontrolluar UÇK-në", ashtu siç pretendon prokuroria, tha avokati mbrojtës, Gregory Kehoe
  • Mbrojtja e Thaçit tha se pushteti gjatë luftës ishte në duart e komandantëve të zonës e jo te Shtabi i Përgjithshëm, pjesë e së cilës ishte Thaçi
  • Mbrojtja tha se Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova
  • Sipas mbrojtjes, Thaçi nuk kishte fuqi reale as gjatë kohës kur ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme
  • Avokatët e Thaçit argumentuan se UÇK-ja nuk kishte strukurë funksionale komanduese

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG