Ndërlidhjet

Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,
Ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit,

Përfundojnë deklaratat hyrëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
  • Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.
  • Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.
  • Të katërtit, ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.
09:06 3.4.2023

Procedura paragjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Në tekstin më poshtë mund të gjeni një kronologji të procesit paragjyqësor ndaj tyre, por edhe detaje të tjera nga aktakuza, që ishte konfirmuar në tetor të 2020, por ishte bërë publike një muaj më vonë:



08:52 3.4.2023

Çfarë është Gjykata Speciale?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky institucion, që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

*Video nga arkivi:

08:32 3.4.2023

Lokacionet për krimet e dyshuara

Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime.

Po ashtu, aty përmenden më shumë se 400 persona që dyshohet se janë ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.

08:20 3.4.2023

Çfarë do të ndodhë sot në Hagë?


Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të nisin deklaratat hyrëse në rastin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i specializuar fillimisht do të mbajë deklaratën e tij. Gjyqtarët i kanë caktuar atij një afat prej pesë orësh për të mbledhur rastin që synon ta paraqesë.

Pas kësaj, avokati i viktimave do të mbajë fjalën e tij dhe atij i është caktuar një afat prej 45 minutash.

Në ditët në vijim do të mbahen edhe avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

*Në videon më poshtë mund të mësoni më shumë detaje lidhur me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG