Ndërlidhjet

Gjykatësi ia ndalon Rubialesit t’i afrohet më shumë se 200 metra Hermosos


Rubiales ka dhënë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës në fillim të kësaj jave, pak javë pas skandalit.
Rubiales ka dhënë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës në fillim të kësaj jave, pak javë pas skandalit.

Një gjykatës ia ka ndaluar të premten ish-shefit të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, t’i afrohet më shumë se 200 metra futbollistes Jenni Hermoso.

Prokurorët e kishin kërkuar këtë urdhër kufizues ndaj Rubialesit në gjykatën e Madridit, e cila e shqyrtoi një ankesë penale për sulm dhe detyrim seksual.

Pasi doli për herë të parë para gjykatës, Rubiales e mohoi se e kishte sulmuar seksualisht Hermoson duke e puthur në buzë, kur Spanja e fitoi Kupën e Botës për gra muajin e kaluar, raporton BBC.

Avokati i Hermosos nguli këmbë se “puthja s’u bë me pajtueshmëri dypalëshe”.

Rubiales ka dhënë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS) në fillim të kësaj jave, dhe u paraqit në një seancë të mbyllur gjyqësore të premten për t’i mohuar dy akuzat penale.

Gjykatësit Francisco je Jorge iu kërkua t’ia ndalojë atij t’i afrohet më shumë se 500 metra Jenni Hermosos, apo të flasë me të.

Ai më vonë u pajtua për urdhrin, por vendosi që masa të jetë 200 metra, duke shtuar, po ashtu, se Rubiales nuk duhet ta kontaktojë lojtaren gjatë kohës së hetimeve.

Spanja e fitoi Kupën e Botës së grave në Australi më 20 gusht, por suksesi historik i ekipit të grave u la nën hije pas veprimeve të Rubialesit gjatë festës së ekipit pas përfundimit të ndeshjes.

Federata nuk ka mundur ende ta zgjidhë problemin e bojkotimit të ekipit kombëtar nga vajzat, një javë para ndeshjes së ardhshme, dhe 39 futbollistet e kanë nënshkruar një letër në të cilën njoftuan se ndryshimet e bëra nga federata e futbollit “janë të pamjaftueshme të futbollistet të ndihen të sigurta”.

Hermoso, ndërkohë, tha disa ditë pas incidentit në gusht se u ndje sikur u sulmua nga Rubiales.

“U ndjeva e cenuar dhe viktimë e një sulmi, një veprimi impulsiv dhe maskulinor; një veprimi të pavend me asnjë lloj pajtimi nga ana ime. Thjesht, unë s’u respektova”, tha Hermoso në gusht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG