Ndërlidhjet

Gjykata në Florida hedh poshtë rastin kundër Trumpit për dokumentet e klasifikuara


Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Një gjyqtare në Florida e ka hedhur poshtë rastin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump për dokumente të klasifikuara të Departamentit amerikan të Drejtësisë, çka përbën fitore të madhe për Trumpin, vetëm pak kohë pasi një tentimi për ta vrarë atë.

Gjyqtarja Aileen Cannon e ka miratuar arsyetimin e Trumpit mbi bazën që emërimi i Prokurorit të Posaçëm, Jack Smith, shkel një pikë të Kushtetutës amerikane që lidhet me emërimet.

Trump është deklaruar i pafajshëm për shumë akuza që lidhen me mënyrën si i ka menaxhuar dokumentet e klasifikuara, në të cilat ka pasur informacion me rëndësi kombëtare.

Dhjetëra dokumente të klasifikuara janë gjetur në restortin e Trumpit në Florida, Mar-a-Lago, pasi ish-presidenti është larguar prej Shtëpisë së Bardhë më 2021.

“Gjykata është e bindur që emërimi i Smithit shkel dy parime të skemës kushtetuese – rolin e Kongresit në emërim të zyrtarëve kushtetues dhe rolin e Kongresit në dhënien e autorizimit”, ka thënë Cannon në urdhrin e tij prej 93 faqesh.

Ish-presidenti ka mundur të përballet me 40 shkelje të ndryshme për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara.

Gjykatësja Cannon ka thënë në vendimin e saj se vendimi vlen për këtë rast dhe jo për një tjetër që mbikëqyret prej Smithit lidhur me dyshimet që ekzistojnë se Trump ka tentuar të përmbysë rezultatin zgjedhor të vitit 2020.

Smith ka mundësi të apelojë vendimin e së hënës dhe të kërkojë që një gjykatës i ri të marrë përsipër rastin.

Ai nuk e ka komentuar ende vendimin e Cannonit.

Aktualisht ndaj Trumpit janë duke u zhvilluar edhe të paktën dy procese të tjera gjyqësore, lidhur me procesin zgjedhor të vitit 2020.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG