Ndërlidhjet

Gjykata Evropiane: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Litvinenkos


Aleksandr Litvinenko.
Aleksandr Litvinenko.

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka lëshuar një vendim që përcakton se Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e ish-zyrtarit rus të sigurisë, Aleksandr Litvinenko më 2006.

Ai ka vdekur në Londër pasi është helmuar me izotopin e rrallë radioaktiv, Polonium 210.

“Rusia ka qenë përgjegjëse për vrasjen e Aleksandr Litvinenkos në Mbretëri të Bashkuar”, ka thënë gjykata në vendimin e saj.

Rusia e ka refuzuar gjithmonë përfshirjen në vdekjen e Litvinenkos.


Litvinenko, 43-vjeçar, kritik i hapur i presidentit rus, Vladimir Putin, që ka ikur nga Rusia në Britani dhe ka jetuar aty gjashtë vjet, ka vdekur pasi ka pirë një çaj të gjelbër, të përzier me një izotop të rrallë radioaktiv në Hotelin Millennium në Londër.

Sipas hetimeve britanike të vitit 2016, Putini mund të ketë miratuar një operacion të inteligjencës për ta vrarë Litvinenkon.

Litvinenko është sëmurë më 1 nëntor të vitit 2006 dhe ka vdekur disa ditë më vonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG