Gjimnastja amerikane, Jordan Chiles, duhet të kthejë medaljen e saj të bronztë, të siguruar në Olimpiadën e Parisit, pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport, ka thënë se pikët e saj nuk janë vlerësuar si duhet, ka konfirmuar të dielën Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Komiteti ka thënë të dielën se medaljen e bronztë do t’ia ndajë rumunes Ana Barbosu, pasi Federata Ndërkombëtarë e Gjimnastikës, ka thënë të shtunën se do të respektojë vendimin e gjykatës, dhe do ta rendisë Barbosun në vendin e tretë.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se do të jetë të kontakt me Komitetin Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara, për kthim mbrapsht të medaljes, dhe do të punojë me Komitetin Olimpik të Rumanisë për të diskutuar ceremoninë e nderimit të Barbosus.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka thënë se renditja përfundimtare duhet të rregullohet, në mënyrë që Barbosu të jetë e treta, rumunia, Sabrina Maneca-Voinea e katërta, dhe Chiles e pesta.