Ndërlidhjet

Gjermania refuzon propozimin për furnizimin e Ukrainës me armatim shtesë


Ushtria ukrainase përdor armën vetëlëvizëse gjermane "PzH 2000". Rajoni i Donjeckut, gusht 2022.
Ushtria ukrainase përdor armën vetëlëvizëse gjermane "PzH 2000". Rajoni i Donjeckut, gusht 2022.

Ministria gjermane e Mbrojtjes hodhi poshtë propozimin e deputetëve të Bundestagut nga koalicioni qeverisës për të furnizuar Ukrainën me më shumë armatim dhe, nëse është e nevojshme, për të rënë dakord për të dobësuar Bundeswehr-in [forcat e armatosura gjermane] për shkak të kërcënimit që vjen aktualisht nga Federata Ruse, shkruan Deutsche Welle.

Përfaqësuesi zyrtar i departamentit ushtarak tha të hënën se në situatën aktuale, Gjermania nuk mund të marrë rreziqe të tilla.

"Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin se Putini do të përfitojë nga çdo dobësi dhe hendek i përkohshëm në gatishmërinë mbrojtëse të NATO-s", e citoi atë të thoshte agjencia e lajmeve AFP.

Ai kujtoi se Gjermania duhet t'u japë partnerëve të saj të aleancës "mbështetje brenda kornizës së detyrimeve", siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, në një artikull të përbashkët për Der Spiegel të botuar më 21 gusht, socialdemokrati Kristian Klinck, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër Unioni 90 dhe demokrati Alexander Myller kritikuan qëndrimin aktual të Berlinit, i cili thotë se ruatja e potencialit të Bundeswehr-it për të mbrojtur Gjermaninë dhe NATO-n ka përparësi ndaj ofrimit të ndihmës për Ukrainën.

Autorët e artikullit theksuan se deri më tani qeveria shpjegonte sasitë relativisht të vogla të ndihmës ushtarake për Ukrainën me mungesën e pajisjeve ushtarake në vetë ushtrinë gjermane.

"Kjo nuk është gjë tjetër veçse një konflikt i ndërtuar qëllimesh, pasi siguria dhe stabiliteti i Evropës aktualisht po mbrohet në Ukrainë", thanë ata.

Nesër bëhen gjashtë muaj prej kur nisi pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës më 24 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG