Ndërlidhjet

Gjermania regjistron mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus


Procedurë testimi për koronavirus.
Procedurë testimi për koronavirus.

Gjermania ka regjistruar një rekord prej 50,196 rasteve të reja me koronavirus të enjten, teksa vala e katërt e infektimeve shtrihet në këtë shtet.

Numri total i rasteve të konfirmuara tani ka shkuar në 4.89 milionë, ndërsa i viktimave në 97,198, sipas Insitutit Robert Koch.

Reinhard Sager, president i Asociacionit të autoriteteve lokale gjermane, i ka bërë thirrje industrisë së hotelierisë që të marrë masa më të ashpra për t’u siguruar se konsumatorët janë të testuar, të vaksinuar, apo të shëruar nga koronavirusi.

“Shqetësimi i humbjes së konsumatorëve potencialë duhet të jetë shumë më i vogël sesa shqetësimi për pasojat që mund të vijnë nëse ata vazhdojnë të bëjnë pak për të përmbushur obligimet për kontrolle”, ka thënë Sager për të përditshmen gjermane, Rheinische Post.

Tri partitë gjermane që janë duke negociuar për formim të koalicionit qeveritar në fillim të dhjetorit, janë pajtuar që të mos zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme, pavarësisht valës së infektimeve.

Ato kanë prezantuar një projektligj që do të ndryshonte legjislacionin aktual për të mundësuar zbatimin e masave si vendosja e detyrueshme e maskave dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike, deri në mars të vitit të ardhshëm.

Projektligji do të prezantohet në Parlament të enjten dhe për të do të votohet javën tjetër.

Këto parti janë edhe duke konsideruar mundësitë që punëdhënësit t’i kërkojnë stafit të jetë i vaksinuar apo të ketë test negativ në koronavirus, ka thënë Dirk Wiese, nënkryetar parlamentar i Social-Demokratëve për televizionin ARD.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG