Ndërlidhjet

Baerbock: Mbështetja e Kinës për Rusinë po ndikon në lidhjet tona


Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Fotografi nga arkivi.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Fotografi nga arkivi.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, paralajmëroi homologun e saj kinez, se mbështetja e Pekinit për Rusinë ka “ndikim” në lidhjet mes dy shteteve, tha zyra e saj.

Kryediplomatja gjermane u takua në Pekin me homologun e saj, Wang Yi, për “dialog strategjik”, teksa Berlini po kërkon të ndërtojë lidhje më të mira me Pekinin dhe të angazhohet me këtë shtet për të tejkaluar dallimet kryesore.

Baerbock i tha Wangut se “rritja e mbështetjes kineze për luftën e Rusisë kundër Ukrainës ka ndikim në raportet tona”, sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Jashtme gjermane.

“Interesat thelbësore të sigurisë gjermane dhe evropiane janë prekur”, tha ajo.

Kina e paraqet veten si palë neutrale sa i përket luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Pekini ka thënë se nuk i dërgon asnjërës palë ndihmë vdekjeprurëse, për dallim nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë.

Por, Kina mbetet një aleate e ngushtë politike dhe ekonomike e Rusisë dhe anëtarët e NATO-s e kanë cilësuar atë si “ndihmëse të rëndësishme” të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, luftë që Pekini kurrë nuk e ka dënuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG