Ndërlidhjet

Heqja e masave në Britani konsiderohet "eksperiment i rrezikshëm"


Parlamenti gjerman. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Parlamenti gjerman. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë të martën se masat për luftim të koronavirusit duhet të mbeten në fuqi derisa të imunuzohet pjesa më e madhe e popullsisë, derisa planin e Britanisë së Madhe për heqje të shumicës së kufizimeve, ndonëse po përhapet varianti Delta, njëri prej tyre e ka konsideruar “eksperiment tejet të rrezikshëm”.

Nga 19 korriku, Britania e Madhe do të pezullojë vendimet për vendosje të maskës dhe mbajtje të distancës fizike.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, ka thënë se kufizimet për koronavirus janë ende të nevojshme për të shmagur një tjetër izolim të ekonomisë.

“Secili duhet të jetë i këshilluar që të marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë”, ka thënë Altmaier për gazetën Augsburger Allgemeine, duke shtuar se është i shqetësuar për zbutje të qasjes ndaj vendosjes së maskës dhe mbajtjes së distancës fizike.

Gjermania ka raportuar të martën 646 raste të reja me koronavirus, për dallim nga 440 një javë më parë.

Vendimi i Francës për vaksinim të detyrueshëm të të gjithë stafit shëndetësor, ka zgjuar debate në Gjermani, nëse njerëz të disa profesionave duhet të detyrohen që të marrin vaksinën.

Alena Buyx, udhëheqëse e Këshillit gjerman për Etikë, ka thënë se vaksinimet e detyrueshme nuk janë të nevojshme në Gjermani.

“Në krahasim me Francën, ne kemi shkallë më të lartë vaksinimi në mesin e stafit shëndetësor”, ka thënë ajo për transmetuesin ZDF.

“Besoj se nuk kemi nevojë për dicka të tillë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG