Ndërlidhjet

Berlini kundër furnizimit të Kievit me municione thërrmuese


Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Fotografi nga arkivi.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Fotografi nga arkivi.

Gjermania kundërshton që Ukrainës t’i dërgohen municione thërrmuese, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, më 7 korrik.

Ky reagim i Berlinit vjen një ditë pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po planifikon që ta furnizojë Kievin me municione të tilla.

Organizatat e të drejtave të njeriut kundërshtojnë po ashtu dërgimin e municioneve të tilla.

Ministrja Baerbock tha se Gjermania, si pjesë e 111 shteteve që kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, kundërshton dërgimin e tyre në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e kësaj konvente.

E pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve në Uashington, Baerbock u tha gazetarëve se “kam përcjell raportimet mediave. Për ne, konventa për marrëveshja e Oslos ende vlen”.

Baerbock iu referua Konventës për Municione Thërrmuese që u nënshkrua në kryeqytetin norvegjez më 2008. Kjo konventë ndalon përdorimin, ruajtjen, prodhimin dhe transferimin e municioneve thërrmuese.

Shtëpia e Bardhë tha se çështja e dërgimit të municioneve thërrmuese në Ukrainë “po shqyrtohet”. Presidenti amerikan, Joe Biden, do të marrë pjesë në samitin e NATO-s javën e ardhshme, që pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë.

Organizata Human Rights Watch u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe ka kërkuar nga SHBA-ja që të mos e furnizojë Kievin me municione të tilla. Kjo organizatë tha se municionet thërrmuese janë përdorur si armë nga forcat ruse dhe ukrainase, të cilat kanë vrarë civilët ukrainas.

Municionet thërrmuese janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG