Ndërlidhjet

Vritet një sulmues afër Konsullatës izraelite në Munih


Pjesëtarë të policisë gjermane pas të shtënave në Muhin.
Pjesëtarë të policisë gjermane pas të shtënave në Muhin.

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj policisë gjermane dhe më pas ai u qëllua për vdekje nga zyrtarët afër Qendrës për dokumentimin e epokës naziste në Munih dhe Konsullatës izraelite, tha ministri i Brendshëm në shtetin e Bavarisë.

“Policia u përgjigj me forcë të armatosur ndaj sulmuesit, i cili kishte pushkë dhe që qëlloi disa herë”, tha ministri Joachim Herrmann, duke shtuar se sulmuesi vdiq nga plagët e marra.

Herrmann tha se “është e qartë se skema e krimit” afër qendrës së dokumentimit dhe misionit diplomatik izraelit “mund të ofrojë informacione” rreth motivit të personit të armatosur.

Ai theksoi se më 5 shtator, po ashtu “shënohet 52-vjetori i sulmit të tmerrshëm ndaj ekipit izraelit gjatë Lojërave Olimpike” të vitit 1972 nga një grup militant palestinez.

Policia në Munih tha se “nuk ka tregues se ka ndonjë të dyshuar të tjerë” për këtë rast, duke shtuar se nuk ka persona të tjerë të plagosur.

Qendra në Munih për Dokumentimin e Historisë Kombëtare të Socializmit gjendet në vendin ku ndodhej selia e partisë naziste dhe është afër Konsullatës izraelite.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG