Ndërlidhjet

Gjermania zotohet për rritje të shpenzimeve ushtarake


Kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka njoftuar se do të rrisë shpenzimet për mbrojtje.

Duke folur në një takim urgjent në Parlamentin gjerman, ai ka thënë se 100 miliardë euro do të shtohen në buxhetin ushtarak për këtë vit.

Kjo nënkupton se Gjermania do të shpenzojë më shumë se 2 për qind të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje.

Ky është një tjetër ndryshim në vendime rreth mbrojtjes në Gjermani, duke përfshirë një vendim të marrë më 26 shkurt, për të nisur dërgimin e armëve drejtpërdrejt në Ukrainë.

Kancelari Scholz ka thënë se bota ka hyrë “në një epokë të re”, pas pushtimit rus në Ukrainë dhe se “nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG