Ndërlidhjet

Gjermania me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 1 miliard eurosh


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Fotografi nga arkivi.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Fotografi nga arkivi.

Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh. Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë shtoi se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina tokësore.

“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që ka nevojë në mënyrë më urgjente: me mbrojtje ajrore, municion dhe tanke”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Me këtë pako të re të ndihmës ne do të rrisim gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase për muajt në vijim”.

Pistorius tha se në pakon e re përfshihen sisteme raketore Patriot, por edhe sisteme shtesë të llojit IRIS-T dhe tanket Gepard.

Gjermania po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës makina ushtarake, por edhe pajisje të tjera të paspecifikuara në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Që nga qershori, Ukraina – që përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar – ka nisur një kundërofensivë në jug dhe lindje. Megjithatë, kjo kundërofensivë është duke shkuar më ngadalë seç pritej.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG