Shtetasit gjermanë janë të ndarë në pyetjen nëse duhet mbajtur lidhje të mira me Rusinë, sipas një sondazhi të kryer nga qendra YouGov.
Sipas këtij institucioni, 37 për qind e respodentëve kanë thënë se Qeveria gjermane duhet të mbajë marrëdhënie të mira me rusët, derisa gjysma nuk janë pajtuar me këtë qëndrim.
Qytetarët me të drejtë vote në landet e asaj që dikur është njohur si Gjermania Lindore e kanë përkrahur më shumë idenë që të mbahen marrëdhënie të mira me Rusinë – 51 për qind – sesa ata që jetojnë në zonat në perëndim – 32 për qind.
Fakti që më shumë njerëz në lindje kërkojnë kujdes në qasjen ndaj Rusinë, megjithatë, nuk mund të interpretohet si miratim i politikave të presidentit rus, Vladimir Putin dhe luftës që ai e ka nisur kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.
Në landet në lindje, 51 për qind e respodentëve e shohin Rusinë si kërcënim ndaj Gjermanisë.
Në nivel kombëtar, 63 për qind e respodentëve e shohin Rusinë si kërcënim, ndërsa 30 për qind jo.
Deri në bashkimin e Gjermanive, më 1990, Gjermania Lindore ka qenë e pavarur, mirëpo është parë si shtet satelit, dhe si tejet i ndikuar nga Bashkimi Sovjetik.
Gjermania Lindore ka qenë e varur nga “vëllai i madh” në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor, me dekada.
Për qëllime të sondazhit, YouGov i ka intervistuar 2.317 persona me të drejtë vote në gjithë Gjermaninë.