Ndërlidhjet

Gjeneralët amerikanë: Tërheqja pati efekt demoralizues tek ushtria afgane


Dy pjesëtarë të ushtrisë afgane, shihen duke ruajtur bazën Bagram, ku kanë qëndruar trupat amerikane. Korrik 2021.
Dy pjesëtarë të ushtrisë afgane, shihen duke ruajtur bazën Bagram, ku kanë qëndruar trupat amerikane. Korrik 2021.

Zyrtarët të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë më 29 shtator se plani për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani në zero, ka pasur ndikim të madh në moralin e trupave afgane, të cilat kanë krijuar varësi nga ndihma amerikane për gjithçka, duke nisur nga inteligjenca dhe mbështetja ajrore, e deri te trajnimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve.

Gjenerali amerikan, Kenneth F. McKenzie.
Gjenerali amerikan, Kenneth F. McKenzie.

Gjenerali amerikan, Kenneth McKenzie, komandant në Komandën Qendrore të SHBA-së, ka thënë në dëshminë e tij para një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve më 29 shtator se ai besuar “për një kohë” se nëse Shtetet e Bashkuara do të zvogëlonin numrin e këshilltarëve ushtarakë në Afganistan nën 2,500, Qeveria e Kabulit do të binte dhe “me ushtrinë do të ndodhte e njëjta gjë”.

McKenzie ka thënë se sapo numri i trupave amerikane ka rënë nën 2,500, si pjesë e vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden për të kompletuar tërheqjen e plotë, shpërbërja e Qeverisë afgane, të përkahur nga Perëndimi, është përshpejtuar.

Biden e pati vendosur datën 31 gusht si afat të fundit për të përfunduar tërheqjen e forcave amerikane, pas një marrëveshjeje të arritur më 2020 në Doha, Katar, në mes të talibanëve dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ishte zotuar për tërheqje të trupave.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Dohas ka pasur ndikim vërtet shkatërrues në Qeverinë në Afganistan dhe ushtrinë e tij – në aspektin psikologjik më së shumti, pasi ne kemi pasur një datë të saktë se kur do të largoheshim dhe ata e kanë ditur se ndihma përfundon”, ka thënë McKenzie para ligjvënësve amerikanë.

Ai e ka përshkruar urdhrin e Bidenit për zvogëlim të numrit të trupave si “tjetër gozhdë në arkivol” për përpjekjet 20-vjeçare të luftës, sepse ky vendim e ka lënë ushtrinë amerikane të verbër ndaj kushteve brenda ushtrisë afgane.

McKenzie, Gjenerali, Mark Milley, dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë dëshmuar për katër orë e gjysmë më 29 shtator, para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbime të Armatosura.

Ata kanë dëshmuar më 28 shtator edhe para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura.

Këto seanca kanë shënuar nisjen e asaj që duket se është një rishikim nga Senati për dështimet e SHBA-së në Afganistan.

Republikanët kanë akuzuar Bidenin se ka gënjyer për rekomandimet e komandantëve ushtarakë dhe ka ekzagjeruar aftësinë e SHBA-së për të parandaluar që Afganistani të bëhet përsëri një strehë e sigurt për grupet militante si Al-Kaida.

Në një intervistë televizive të muajit gusht, Biden ka mohuar se komandantët e tij kanë rekomanduar mbajtjen e 2,500 trupave në Afganistan.

Ai ka thënë atëherë: “Jo. Askush nuk më ka thënë diçka të tillë, sa e mbaj mend”.

Pa punë dhe pa para: Afganët po i shesin gjërat për të mbijetuar
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:40 0:00

Mirëpo McKenzie i ka thënë Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbime të Armatosura se ai ka paralajëmuar se tërheqja e plotë mund të rezultojë me shkatërrim të ushtrisë afgane dhe vetë Qeverisë afgane, derisa Milley ka thënë në komitetin e Senatit se ka qenë mendimi i tij personal që të paktën 2,500 trupa ushtarake është dashur të qëndrojnë në Afganistan për të shmangur rënien e Qeverisë së Kabulit dhe kthimin e regjimit të talibanëve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se Biden ka pranuar këshillë “të ndarë” rreth asaj se çfarë duhet bërë në Afganistan.

“Në fund, i përket Komandatit të Përgjithshëm që të marrë vendimin”, ka thënë Psaki.

“Ai ka marrë vendim që është koha për t’i dhënë fund luftës 20-vjeçare”.

Përfaqësuesi republikan, Mike Rogers, e ka quajtur tërheqjen një “fatkeqësi të pazbutur”.

“Kjo gjë do të mbetet në histori si një nga dështimet më të mëdha të udhëheqësisë amerikane”, ka thënë Rogers.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG