Ndërlidhjet

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork, për shkak të vërshimeve


Vetura të ngecura në rrugët e vërshuara nga shiu i madh në Nju Jork, 29 shtator 2023.
Vetura të ngecura në rrugët e vërshuara nga shiu i madh në Nju Jork, 29 shtator 2023.

Në Nju Jork është shpallur gjendje e jashtëzakonshme të shtunën, pasi stuhitë e fuqishme të shiut kanë sjell vërshime të mëdha.

Shumë metro, rrugë dhe autostrada janë vërshuar, ndërsa së paku një terminal në Aeroportin LaGuardia u mbyll të premten, para se të rihapej më vonë.

Rreth 20 centimetra shi ranë në disa pjesë të qytetit, por stuhia u qetësua paksa kah mbrëmja e së premtes.

Një rrugë banimi e vërshuar plotësisht në Nju Jork, 29 shtator 2023.
Një rrugë banimi e vërshuar plotësisht në Nju Jork, 29 shtator 2023.

“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja Kathy Hochul.

“Po shpall gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork, Ishullin Ling dhe Luginën Hudson, për shkak të shiut ekstrem që jemi duke e parë nëpër rajon”, shkroi ajo në X, rrjetin social të njohur si Twitter më parë.

Ajo u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qenë të sigurt dhe të mos tentojnë “kurrë të udhëtojnë nëpër rrugët e vërshuara”.

Nuk është raportuar për të vdekur apo për të lënduar rëndë.

Ekipet e shpëtimit duke shkuar për t'i ndihmuar qytetarët në nevojë gjatë vërshimeve në Nju Jork, 29 shtator 2023.
Ekipet e shpëtimit duke shkuar për t'i ndihmuar qytetarët në nevojë gjatë vërshimeve në Nju Jork, 29 shtator 2023.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG