Ndërlidhjet

Gjashtë të vdekur nga stuhia në SHBA


Një veturë e mbuluar nga rrënojat, pas një tornadoje që e goditi Tenesin, SHBA, më 9 dhjetor 2023.
Një veturë e mbuluar nga rrënojat, pas një tornadoje që e goditi Tenesin, SHBA, më 9 dhjetor 2023.

Tornadot dhe stuhitë e mëdha e kanë goditur Tenesin të shtunën mbrëma, duke i lënë të vdekur së paku gjashtë njerëz.

Moti ekstrem në disa pjesë të shtetit jugor të Amerikës shkaktoi dëmtimin e ndërtesave dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.

Tre njerëz humbën jetën në rrethinën veriore të kryeqytetit të këtij shteti, Nashville.

Dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën në qytetin Klarksville, rreth 80 kilometra në veriperëndim.

Një qendër argëtimi e dëmtuar nga stuhia në Hendersonville, Tenesi, SHBA, 9 dhjetor 2023.
Një qendër argëtimi e dëmtuar nga stuhia në Hendersonville, Tenesi, SHBA, 9 dhjetor 2023.

Kryetari i Klarksville, Joe Pitts, shpalli gjendje të jashtëzakonshme, përfshirë një orë policore duke filluar në orën 21:00.

“Zemra na dhemb për familjet e atyre që humbën më të dashurit e vet. Qyteti është i gatshëm t’iu ndihmojë atyre në këtë kohë të vështirë”, tha Pitts.

Njëzet e tre njerëz të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital në këtë pjesë të vendit.

Shërbimi Kombëtar i Motit i bëri disa paralajmërime për tornado në Tenesi të shtunën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG