Gazetarët e REL-it raportojnë mes bombardimesh në Ukrainë
Predhat binin teksa një ekip i Radios Evropa e Lirë po vizitonte një qytezë në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës, më 20 korrik, ku vullnetarët po përpiqeshin t’i evakuonin civilët. Gazetari i Current Time, Borys Sachalko, dhe kameramani Serhiy Dykun, vrapuan për t’u strehuar, por civilët aty afër nuk ishin mjaftueshëm të shpejtë. Dy prej tyre u lënduan dhe u dërguan menjëherë për trajtim mjekësor në një vend më të sigurt. Current Time është televizion në gjuhën ruse dhe rrjet digjital, i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë, në partneritet me Zërin e Amerikës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)