Gastronomët protestojnë kundër masave anti-COVID
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka protestuar të shtunën në Prishtinë kundër masave të reja kundër koronavirusit, që parashohin mbylljen e sektorit të gastronomisë në shtatë komuna, nga dita e premte deri të hënën në mëngjes. Kosova së fundmi është duke shënuar numër rekord të rasteve me koronavirus që kur filloi pandemia në muajin mars.
Facebook Forum