Ndërlidhjet

G7 kërkon nga Kina që të mos e ndihmojë Rusinë


Ministrat e Jashtëm të G7 dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, para nisjes së takimit në Gjermani.
Ministrat e Jashtëm të G7 dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, para nisjes së takimit në Gjermani.

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) i bëri thirrje Kinës që të mbështesë sovranitetin e Ukrainës dhe të mos e ndihmojë Rusinë, duke paralajmëruar se lufta e paprovokuar e Moskës kundër Ukrainës ka kërcënuar botën duke shkaktuar krizë të rëndë të ushqimit dhe energjisë.

G7 bëri këtë paralajmërim përmes një deklarate më 14 maj, pas përfundimit të takimit treditor në Gjermani.

Përveç se kërkuan nga Kina që të mos e mbështesë Moskën teksa lufta vazhdon, G7 po ashtu i bëri thirrje Pekinit që të “heqë dorë nga përfshirja në manipulim të informacioneve, në dezinformim dhe mjete të tjera për të legjitimuar luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

G7 po ashtu i bëri thirrje aleates së Rusisë, Bjellorusisë, që të ndalojë “mundësimin” e përpjekjeve luftarake të Rusisë dhe të “respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”.

Pushtimi i rus i Ukrainës që nisi më 24 shkurt, sipas G7-s, ka “shkaktuar një prej krizave më të rënda të ushqimit dhe energjisë në histori, që tani kërcënon personat më të ndjeshëm në mbarë botën”.

Ky grup, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, po ashtu tha se duhen masa urgjente për të zhbllokuar furnizimet me drithëra që Rusia po parandalon Ukrainën që t’i eksportojë, e që sipas G7-s, po kontribuon në krizën me ushqim.

Vlerësohet se 25 milionë tonë drithëra po pamundësohen që të transportohen përmes porteve të Ukrainës, e cila është një prej eksportueseve më të mëdha të drithërave në botë. Kjo bllokadë duket se ka prekur më shumë shtetet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Ministrat e Jashtëm të G7-s që morën pjesë në takimin në Gjermani po ashtu u zotuan se do të thellojnë izolimin ekonomik dhe politik të Rusisë përmes sanksioneve, duke shtuar se shtetet e tyre po ashtu do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë të mbrojtjes dhe ushtarake për Kievin “për aq kohë sa është e nevojshme”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG