Ndërlidhjet

Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi


Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi.

Forca e Sigurisë së Kosovës tha se ka shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Kështu thuhet në njoftimin për media të FSK-së, ku tregohet se ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi i 8 shkurtit janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë.

Përveç shpëtimit të fëmijës, pak orë më vone, FSK-ja njoftoi se kanë​ nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës.

FSK-ja tha se gjatë operacionit që janë duke realizuar, ekipet e saj në Turqi kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por se prioritet i tyre mbeten vendet ku janë detektuar persona të gjallë, “dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”.

Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 11.700 persona.

Mbrëmjen e po kësaj dite, një kontingjent i FSK-së ishte nisur drejt Turqisë për t'i dalë në ndihmë këtij shteti.

Presidentja Vjosa Osmani, e shpalli të mërkurën ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG