Ndërlidhjet

Fshati zviceran i kërcënuar nga shembja e gurëve, duhet të evakuohet përsëri


Fshati Brienz, Zvicër.
Fshati Brienz, Zvicër.

Një fshat i vogël zviceran – i cili mori vëmendjen e gjithë botës vitin e kaluar kur u detyrua t’i evakuojë banorët për shkak se rrezikohej nga shembja e një pjesë bjeshke mbi të – duhet t’i evakuojë banorët përsëri.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët vendës të shtunën.

Komuna e Albulës në lindje të Zvicrës, e cila e përfshin edhe fshatin Brienz, tha se ka rrezik të shembjes së gurëve, sikur kishte ndodhur në qershor të vitit të kaluar kur shembja e gurëve për pak sa nuk e goditi atë.

“Ekipi udhëheqës i komunës Albula... është i përgatitur për evakuimin e banorëve të Brienzit si masë parandalimi”, tha komuna në X.

Pamje e përgjithshme e fshatit Brienz i cili ndodhet përballë një bjeshke, Zvicër, maj 2023.
Pamje e përgjithshme e fshatit Brienz i cili ndodhet përballë një bjeshke, Zvicër, maj 2023.

Një takim informues me banorët do të mbahet të shtunën në orën 19:00, tha ajo.

Në maj 2023, autoritetet i kishin urdhëruar 84 banorët e fshatit të largoheshin nga fshati, për shkak të frikës se ai mund të mbulohej nga shembja e gurëve.

Kur shembja e gurëve për pak sa nuk e kishte goditur fshatin një muaj më vonë, vetëm disa bujq ishin lejuar të ktheheshin përkohësisht dhe ishin vendosur në shatorre në fushat pranë.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG