Autoritetet zvicerane kanë urdhëruar banorët të braktisin një fshat të vockël malor, në kantonin lindor Grabunden, për shkak të frikës se ai së shpejti mund të përfundojë nën rrënojat e një mali që po shembet.
Banorët janë parë duke i ngarkuar lopët në një kamion dhe duke i larguar ato nga fshati pothuajse i braktisur. Disa zona janë rrethuar, me shenja të verdha paralajmëruese në pesë gjuhë: “Kujdes: Rënie gurësh”.
Autoritetet lokale thonë se Brienzi është në rrezik, sepse 2 milionë metra kub gurë së shpejti mund të shkëputen nga mali, dhe t’i dëmtojnë apo t’i shtypin shtëpitë e vjetra. Popullatës së Brienzit prej 100 banorësh i është dhënë afat deri të premten në mbrëmje për t’u larguar.
Ndryshimet klimatike po e vënë Zvicrën në rrezik gjithnjë e më të madh nga katastrofat natyrore, përfshirë një rritje të erozionit, për shkak të temperaturave të larta, thonë autoritetet zvicerane.
(Përgatiti: Trim Haliti)