Ndërlidhjet

Rregullatori francez heton kanalin shtetëror rus


Logo e Russia Today (Rusia Sot)
Logo e Russia Today (Rusia Sot)

Rregullatori mbikëqyrës i transmetimeve në Francë ka hapur një hetim mbi mbulimin e lajmeve nga kanali televiziv shtetëror rus RT (Rusia Sot)

Rregullatori, i quajtur Arcom, konfirmoi hetimin të premten (4 shkurt).

Ai nuk shtjelloi arsyet por bëri me dije se heton rregullisht shqetësimet rreth kanaleve që transmetojnë në Francë.

RT France, e cila u lansua në vitin 2017, është pjesë e rrjetit global RT TV.

Shumë në Francë e shohin RT si një mjet propagande të qeverisë ruse që përforcon politikën e ekstremit të djathtë ose populliste.

Ai është kritikuar vazhdimisht nga presidenti, Emmanuel Macron.

Drejtoresha e RT France, Xenia Fedorova shkroi në Tëitter: "Mirë se erdhët në botën e re të censurës" dhe në mënyrë sarkastike e quajti atë "kohë të përsosur" pas vështirësive të fundit të RT ne Gjermani.

Një rregullator gjerman i medias vendosi të martën se RT-së i mungon leja e nevojshme për të transmetuar programet e saj në gjuhën gjermane në vend.

RT filloi transmetimin në mes të dhjetorit duke përdorur një licencë serbe.

Si hakmarrje, Rusia të enjten njoftoi se po mbyll zyrën e transmetuesit publik gjerman, Deutsche Ëelle në Moskë dhe po tërheq akreditimet e stafit të saj.

Ishte masa e fundit e qeverisë ruse kundër gazetarëve të huaj ose të pavarur.

Ministria e Jashtme franceze tha në një deklaratë të premten se "dënon" vendimin e Moskës për të mbyllur aktivitetet e Deutsche Ëelle.

"Liria për të informuar është një e drejtë themelore që duhet të mbrohet kudo," thanë ata.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG