Ndërlidhjet

Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe


Model i cigares njëpërdorimshe
Model i cigares njëpërdorimshe

Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Elisabeth Borne për radion RTL të dielën.

“Është çështje e rëndësishme për shëndetin publik”, ka thënë Borne, duke shtuar se Qeveria është duke hartuar programe kombëtare për luftim të cigares, e cila, sipas saj, është përgjegjëse për 75.000 vdekje brenda një viti në Francë.

Sipas kryeministres, pajisjet e ashtuquajtura “puff” mund të krijojnë shprehi te të rinjtë, të cilët më vonë mund të krijojnë varësi nga cigarja.

Megjithatë, ajo e ka përmendur se Qeveria franceze nuk planifikon t'i rrisë taksat në cigare vitin e ardhshëm, pas rritjes së këtij viti.

Presidenti francez, Emmanul Macron pati publikuar më 2021 disa plane ambicioze për luftim të cigares dhe alkoolit, duke u zotuar për krijim të më shumë hapësirave publike ku nuk pihet cigarja dhe që 20-vjeçarët që jetojnë në Francë më 2030, të mos jenë konsumues të cigares.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG