Ndërlidhjet

Franca dhe aleatët do t'i tërheqin trupat nga Mali


Trupa ushtarake të Malit. Fotografi nga arkivi.
Trupa ushtarake të Malit. Fotografi nga arkivi.

Franca dhe aleatët e saj në forcën evropiane do t'i tërheqin trupat e tyre nga Mali pas gati një dekade, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Këta trupa kanë qenë të përfshirë në luftën kundër militantëve islamikë në këtë shtet prej vitit 2013.

Macron ka thënë se ky vendim ka ardhur pas përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike dhe rritjes së armiqësive nga junta ushtarake e Malit.

Këto forca tani do të pozicionohen diku tjetër në rajonin Sahel.

“Ne nuk mund të mbesim të angazhuar ushtarakisht me autoritetet de-fakto, meqë nuk ndajmë strategjitë dhe qëllimet e tyre të fshehta”, ka thënë Macron në një konferencë për media në Paris.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet se tërheqja është pranim i dështimit dhe ka insistuar se Franca vazhdon të jetë e përkushtuar për luftim të kryengritjeve islamike në rajon.

Macron ka shtuar se Nigeri është pajtuar për të qenë nikoqir i disa trupave.

Tërheqja e planifikuar, e cila pritet të ndodhë mes katër dhe gjashtë muajve të ardhshëm, është miratuar në një takim me liderë evropianë dhe afrikanë në Pallatin Elysee.

Marrëdhëniet mes Francës dhe Malit – një prej kombeve më të varfra në botë – janë përkeqësuar prej kur ushtria ka marrë pushtetin përmes një puçi në gusht të vitit 2020.

Tensionet janë rritur pasi junta është tërhequr nga një marrëveshje për të mbajtur zgjedhjet në muajit shkurt dhe është zotuar se do të qëndrojë në pushtet deri më 2025, çka ka rezultuar me dëbimin e ambasadorit francez.

Në muajin dhjetor, më shumë se dhjetëra kombe të Perëndimit kanë dënuar angazhimin e mercenarëve nga grupi Wagner - me bazë në Rusi – në Mali.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG