Lojërat Olimpike Parisi 2024, zjarret që kapluan Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe kampi veror për fëmijët e komuniteteve rom, ashkalinj e egjiptas në Prishtinë, janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fotografitë e javës

5
Disa djem afganë hidhen në një lumë për t'u freskuar në periferi të provincës Kandahar.

6
Reagimi i Nadezhda Dubovitskayas të Kazakistanit gjatë garës kualifikuese kërcim së larti në Lojërat Olimpike të Parisit.

7
Vendasit në mënyrë vullnetare ndihmojnë për të vënë nën kontroll një zjarr afër Shën Nikollës, në Maqedoninë e Veriut, e cila po përballet me zjarret që kanë dalë jashtë kontrollit nëpër pyje në të gjithë vendin.

8
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris shikojnë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, një ish e burgosur e mbajtur nga Rusia, derisa përqafon familjen e saj pas mbërritjes në bazën e përbashkët Andrews në Maryland më 1 gusht.
Kurmasheva, një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve, u arrestua në Kazan në tetor 2023 dhe u akuzua fillimisht për mosregjistrim si "agjente e huaj" sipas një ligji ndëshkues rus që synon gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerë. Ajo u akuzua më pas për përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me ushtrinë ruse dhe u dënua me 6 vjet e gjysmë burgim.