Ndërlidhjet

Fotoreporteri i zhdukur gjendet i vdekur afër Kievit


Fotoreporteri ukrainas, Maks Levin.
Fotoreporteri ukrainas, Maks Levin.

Fotoreporteri ukrainas, Maks Levin, u gjet i vdekur afër Kievit, pasi kishte qenë i zhdukur për më shumë se dy javë, tha këshilltari presidencial, Andriy Yermak.

“Ai u zhduk në zonën e konfliktit më 13 mars në rajonin e Kievit. Trupi i tij u gjet pranë fshatit Guta Mezhigirska më 1 prill”, tha ai përmes një postimi në Telegram.

Reporterët pa Kufij konfirmuan lajmin përmes një postimi në Twitter, duke thënë se Levin u vra sikurse edhe pesë gazetarë të tjerë që prej se Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Shënjestrimi i gazetarëve është krim lufte”, tha kjo organizatë, duke shtuar se Levin ishte “i paarmatosur dhe kishte të veshur jelekë të gazetarëve”.

Zyra e Prokurorit shtoi se sipas gjetjeve paraprake, Levin “u qëllua dy herë për vdekje me një armë të vogël zjarri, nga oficerët” e ushtrisë ruse.

Levin, 40 vjeç, baba i katër fëmijëve, po punonte me shumë media ukrainase dhe ndërkombëtare, përshirë edhe Reuters, BBC dhe Associated Press.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG