Ndërlidhjet

‘Flluska’ e LGBTI+ në zemër të Prishtinës


‘Flluska’ e LGBTI+ në zemër të Prishtinës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:21:33 0:00

Në qendër të Prishtinës, pranë bareve tjera që për vendasit njihen si “kafet e rakisë”, gjendet Bubble, që në shqip do të thotë “flluskë”. Është vendi ku persona LGBTI+ ndihen të sigurt e ku nuk paragjykohen. Hapja e barit për komunitetin LGBTI+ ishte ëndërr e Lend Mustafës, 26 vjeçari i cili është personi i parë transgjinor në Kosovë, që ka ndarë publikisht identitetin e tij gjinor dhe procesin e ndërrimit të gjinisë. Të rinj që po shijonin diellin në ditë tetori, ulur në verandën e rrethuar me gjelbërim, i jepnin gjallëri këtij vendi. Gjashtë muaj më parë, Lendi nuk mund ta imagjinonte si të tillë, por tani thotë se jo vetëm që është përmbushur qëllimi i tij, por ka kaluar të gjitha pritshmërinë që kishte.

XS
SM
MD
LG