Ndërlidhjet

Fitër Bajrami në Kosovë do të falet në xhami


Xhamia e Madhe në Prishtinë
Xhamia e Madhe në Prishtinë

Besimtarët myslimanë në Kosovë do të mund ta falin Fitër Bajramin në xhami, njoftoi të hënën Bashkësia Islame e Kosovës.

Dita e parë e Festës së Fitër Bajramit është këtë të enjte, më 13 maj.

Dy festat e kaluara të Bajramit, në vitin 2020, nuk kanë mundur të falen në xhami, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Javëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar më pak raste me koronavirus, krahasuar me shifrat e larta të muajit mars.

Të hënën, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 2 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Bashkësia Islame e Kosovës u bëri thirrje besimtarëve që të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat e tjera kundër koronavirusit, gjatë faljes së Bajramit.

Fitër Bajrami pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët e devotshëm agjërojnë.

Arkiv: Pamje nga xhamitë e zbrazëta në Prishtinë gjatë Festës së Kurban Bajramit, në korrik të vitit 2020:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG