Ndërlidhjet

Mesazhe paqeje e tolerance për Fitër Bajram


Festa e Fitër Bajramit
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:27 0:00

Besimtarët myslimanë në mbarë botën sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit.

Në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i është drejtuar qindra besimtarëve me mesazhin e tij, duke thënë se kjo festë duhet të shfaq unitet në mes të njerëzve pa dallim.

“Kjo ditë është ditë e unitetit, prandaj duhet të shfaqim unitetin në familje dhe me njerëzit e shoqërisë sonë. Do të doja që fjalët e mija të dëgjohen si thirrje për të gjithë ne, për popull e qeveri që të reflektojmë në të mirë dhe për të mirën e atdheut”, tha Tërnava.

Qindra besimtarë që ishin të pranishëm në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, u shprehën të gëzuar për festimin e Fitër Bajramit, kështu duke uruar njëri-tjetrin.

Njëri ndër ta ishte edhe Nezir Haxholli, i cili tha për Radion Evropa e Lirë se është i rregullt në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, dhe se sot ndjehet shumë mirë për nder të festës së Fitër Bajramit.

“Do Zoti të gjithë jemi të lumtur dhe me dëshirë e presim dhe me të gjitha të mirat, me familje e me të gjithë”, tha Haxholli.

Gjithashtu edhe Ardi Ismajli, që ishte i pranishëm në xhami për faljen e namazit të Bajramit, tha se mezi pret të shkojë në shtëpi dhe të festojë me familjen e me miqtë e tij.

“Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, po ndjehem shumë mirë dhe me këtë rast ua uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e Fitër Bajramit. Tash po pres të shkoj në shtëpi dhe të festoj me familje dhe me të gjithë”, tha Ismajli.

*Video nga arkvi: Iftar në qendër të Kamenicës

Iftari në qendër të Kamenicës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Fitër Bajrami pason Muajin e Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG