Ndërlidhjet

Finlanda rinis linjën hekurudhore të mallrave me Rusinë


Një tren në një stacion hekurudhor në Helsinki të Finlandës. Fotografi nga arkivi.
Një tren në një stacion hekurudhor në Helsinki të Finlandës. Fotografi nga arkivi.

Operatori kombëtar i hekurudhave të Finlandës, VR Group tha se do të rinisë shërbimet e transportimit të mallrave midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut të Rusisë, por shërbimet e pasagjerëve do të mbesin të suspenduara.

Ky operator kishte pezulluar shërbimet pasi Mbretëria e Bashkuar kishte vendosur sanksione ndaj hekurudhës së Rusisë. Megjithatë, sipas deklaratës së VR Group më pas u kuptua se sanksionet nuk prekin kontratat që ky grup ka me Rusinë.

Shërbimet e pasagjerëve midis dy shteteve, që u pezulluan të hënën, do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, u tha në deklaratë.

Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës, pasi ajo nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG