Ndërlidhjet

FFK-ja e arsyeton gjendjen e fushës në "Fadil Vokrri" me “stërngarkesën e aktiviteteve” në të


Pamje nga fusha e dëmtuar e stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë, gjatë ndeshjes Kosovë-Izrael, më 12 nëntor 2023.
Pamje nga fusha e dëmtuar e stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë, gjatë ndeshjes Kosovë-Izrael, më 12 nëntor 2023.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e arsyetoi të hënën gjendjen e rënduar të fushës në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë me numrin e madh të ngjarjeve që mbahen në të.

Fusha e përbaltur gjatë fitores së Kosovës 1:0 kundër Izraelit në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 të dielen mbrëma ishte në qendër të vëmendjes.

Ajo shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe nxiti edhe Komunën e Prishtinës – e cila është pronarja e stadiumit – dhe vetë FFK-në të dalin me sqarime rreth saj.

FFK – e cila e menaxhon fushën në bazë të një marrëveshje nga dhjetori 2022 sipas Komunës së Prishtinës - tha se “nuk mund ta marrë barrën për gjendjen e tillë të fushës, duke e ditur stërngarkesën e aktiviteve (jo vetëm sportive) në këtë stadium gjatë këtij viti.”

Fusha e baltosur lë nën hije sigurinë e ndeshjes Kosovë – Izrael Fusha e baltosur lë nën hije sigurinë e ndeshjes Kosovë – Izrael
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:25 0:00

Ajo u ankua se “askush nga institucionet, qoftë të nivelit lokal apo qendror, nuk është marrë asnjëherë me çështjen e fushës, ndonëse prej shumë kohësh e kemi ngritur zërin për urgjencë dhe për nevojën e një stadiumi alternativë”.

Fusha plot baltë dhe ujë ua vështirësoi lojën skuadrave dhe pas ndeshjes, lojtarët e Izraelit u ankuan për gjendjen e saj, përfshirë kapitenin Eli Dasa.

Aq e keqe ishte gjendja e fushës gjatë ndeshjes saqë e largoi vëmendjen nga masat e rrepta të sigurisë dhe mungesa e tifozëve në stadium për këtë ndeshje.

Madje, FFK-ja tha se i vjen keq për “mungesë mbështetjeje për djemtë tanë dardanë, të cilët dhanë maksimumin e tyre në një fushë të tillë të rënduar. Të gjithë u morën me negativitet dhe askush nuk mori mundin t’i lavdërojë djemtë në fushë si dhe institucionet e sigurisë për një punë fantastike në mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, e cila përveçse e rëndë në fushë, ishte e tillë edhe jashtë fushës.”

Stadiumi "Fadil Vokrri" është i vetmi në Kosovë i cili i plotëson kushtet e UEFA-s për organizimin e ndeshjeve zyrtare të UEFA-s dhe FIFA-s.

Stadiumi u pranua nga UEFA në vitin 2018 si stadium i kategorisë së katërt dhe prej atëherë, Kombëtarja e Kosovës, përfshirë ato të grupmoshave dhe ajo e grave, i zhvillojnë ndeshjet në të.

Përveç ekipeve kombëtare dhe klubit të Prishtinës që zhvillon ndeshje si vendas në të gjitha garat në të, "Fadil Vokrri" është shtëpi edhe e klubeve të tjera kosovare të cilat bëjnë garat në Evropë.

Deri tani ndeshje në të kanë zhvilluar, Ballkani, Drita, Llapi dhe Gjilani.

Qëndroni me ne

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG