Ndërlidhjet

Festivali i Filmit në Venecia hap dyert në kohë pandemie

Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të ndjekin rregulla strikte të sigurisë si mbajtja e maskave brenda, duhet të kontrollohen në skanerët që masin temperaturën dhe të mbajnë distancë fizike, që të ulet rreziku i infektimeve. Megjithatë, publiku është ndaluar që të jetë i pranishëm në tepihun e kuq dhe shumica e yjeve më të mëdhenj të filmit, pritet që të mos marrin pjesë. Edicioni i 77-të ka nisur më 2 shtator dhe pritet të përfundojë më 12 shtator.

Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit të Venecias është festivali i parë që po mbahet në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG