Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin. (Përgatiti: Valona Tela)
Iranianët festojnë pas sulmeve ajrore kundër Izraelit

5
Disa të tjerë festuan me një model plumbi dhe me flamuj në rrugët e Teheranit.

6
Irani sulmoi Izraelin pas një sulmi në konsullatën e Iranit në Siri, më 1 prill, kur u vranë shtatë oficerë ushtarakë, përfshirë një komandant të lartë. Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ndërsa Izraeli as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

7
Një qytetar mban një fotografi të komandantit ushtarak iranian, Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dron të SHBA-së më 3 janar, 2020, pranë aeroportit të Bagdadit.

8
Pas njoftimeve se Irani lëshoi dronë dhe raketa, në Izrael u aktivizua menjëherë sistemi antiraketor.