Ndërlidhjet

Fëmijët e kaluan më lehtë COVID-19 sesa të rriturit


Fëmijët duke luajtur në oborrin e një shkolle në Paris, pasi Franca rihapi shkollat si pjesë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Maj, 2020.
Fëmijët duke luajtur në oborrin e një shkolle në Paris, pasi Franca rihapi shkollat si pjesë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Maj, 2020.

Në Kosovë janë prekur më pak se dhjetë fëmijë nga koronavirusi i ri, por të gjithë ata kanë pasur shenja klinike të lehta dhe e kanë kaluar pa ndonjë komplikim sëmundjen COVID-19, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.

Sipas tij, studimet tregojnë se sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, i prek shumë më pak fëmijët në krahasim me pandemitë tjera si dhe llojet e ndryshme të gripit.

Krasniqi thotë se simptomat e fëmijëve kosovarë të prekur nga COVID-19 kanë qenë ethe dhe kollitje dhe që të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në mesin e të infektuarve gjatë pandemisë kemi pasur edhe një numër të fëmijëve, por që numri i tyre ka qenë simbolik. Më pak se dhjetë fëmijë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive, ndonëse gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë dhe e lehtë dhe nuk ka pasur për ta ndonjë trajtim specifik, dhe janë trajtuar me terapi simptomatike”, tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Lul Raka mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha Radios Evropa e Lirë se sipas të dhënave, fëmijët e marrin infeksionin, por nuk janë burim i infeksionit.

Ai shton se në shumë shtete asnjë fëmijë nuk është infektuar me koronavirusin e ri, derisa ata që janë infektuar kanë qenë raste kontakti, pra e kanë marrë infeksionin nga familjarët e tyre.

“Fëmijët në përgjithësi kanë pasur simptoma të lehta krahasuar me të rriturit dhe 90 për qind e fëmijëve e kanë kaluar lehtë (koronavirusin). Rreth 5,9 për qind e fëmijëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore, krahasuar me 20 për qind e të rriturve, që janë hospitalizuar, e që tregon se fëmijët kanë kaluar lehtë sëmundjen COVID-19”, tha Raka.

Mburojat që mbrojnë foshnjat nga koronavirusi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjes, që është agjenci e Bashkimit Evropian, thuhet se nga numri total i të infektuarve, vetëm 2.1 për qind fëmijë janë prekur me COVID-19, përfshirë dy vdekje, një në Mbretërinë e Bashkuar dhe një në Francë.

Pse fëmijët preken më pak nga COVID-19?

Mikrobiologu Lul Raka ka treguar se nga studimet që janë bërë mbi koronavirusin, ka të dhëna që sqarojnë se pse fëmijët janë më pak të predispozuar që të infektohen nga ky virus.

"Njëra nga sqarimet shkencore pse fëmijët preken më pak se të rriturit me COVID-19, ka qenë se pika e parë e kontaktit është në pjesën e hundës, dhe ekspresioni i ulët i receptorëve (thithja e baktereve nga jashtë) është shumë më i ulët te fëmijët se te të rriturit. Kjo ka bërë që ata të preken në përqindje më të vogël”, tha ai.

Si i prek koronavirusi fëmijët?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:07:58 0:00

Raka gjithashtu tregoi edhe për Sindromën Inflamatore Multisistematike Pediatrike (PIMS), e cila karakterizohet me simptomat e sëmundjes Kawasaki ku është parë një lidhshmëri me këtë sëmundje dhe fëmijët që dolën pozitivë me COVID-19.

Sëmundja Kawasaki ka tendencë të godasë më së shumti fëmijë nën moshën 5 vjeç dhe mund të shkaktojë dëme serioze në zemër.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG