Një burrë i armatosur me një thikë e sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze më 8 qershor, duke i lënë katër fëmijë dhe një të rritur të lënduar.
I dyshuari u arrestua në vendin e ngjarjes në qytezën Annecy pas sulmit të kryer rreh orës 9:45. Një burim nga Policia franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se i dyshuari u kishte thënë policëve se ai ishte një azilkërkues sirian.
Ministri i Brendshëm, Gerald Demanin, tha se i dyshuari ishte i arrestuar “falë reagimin të shpejtë të forcave të sigurisë”.
Dy prej fëmijëve – që besohet se janë trevjeçarë – dhe i rrituri janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë në spital, tha një burim nga institucionet e sigurisë për AFP.
Zyrtarët lokalë kishin raportuar më parë se gjashtë fëmijë dhe një i rritur kishin mbetur të lënduar.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar.
“Po mendojmë për ta, si dhe për familjet e tyre dhe për shërbimet e emergjencës”, tha ai në Twitter.
Një minutë heshtje
Zyra e kryeministres së Kosovës, Elisabeth Borne, bëri të ditur se ajo do ta vizitonte vendin e ngjarjes, ndërsa deputetët e parlamentit mbajtën një minutë heshtje pas lajmit për sulmin e bërë në Annecy.
“Ka fëmijë shumë të rinj në gjendje kritike dhe po ju ftoj për një minutë heshtje për ta, për familjet e tyre”, tha kryetarja e parlamentit, Rael Braun-Pivet.
“Shpresojmë që pasojat e këtij sulmi tejet serioz nuk janë pasoja që do ta dërgojnë vendin në zi”, shtoi ajo.
Identiteti i sulmuesit është ende duke e verifikuar nga forcat e sigurisë dhe nuk ëhstë konfirmuar.
Franca ka qenë cak i sulmeve ekstremiste gjatë dekadës së fundit, përfshirë atë të vitit 2015 ndaj revistës Charlie Hedo, sulmin e të njëjtin vit në stadiumin kombëtar dhe sallën e koncerteve në Paris, si dhe sulmin në Nicë në vitin 2016.
Së fundi, në vitin 2010, prerja e kokës së një mësuesi pranë shkollës së tij në një lagje të Parisit e kishte çuar vendin në një debat kombëtar për ndikimin e islamit radikal në zonat e varfra të vendit.
Annecy është një qytet i vogël në Alpet franceze, me 135 mijë banorë dhe rreth 30 kilometra në jug të Gjenevës së Zvicrës.