Ndërlidhjet

Facebook ndryshon emrin në Meta


Mark Zuckerberg, themelues i kompanisë Meta.
Mark Zuckerberg, themelues i kompanisë Meta.

Facebook ka njoftuar se emri i ri i kompanisë do të jetë Meta.

Ndryshimi nuk do të aplikohet në platformat individuale sikurse Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm në kompaninë amë që i ka në pronësi.

Kompania, e cila bërë të ditur këtë ndryshim përmes një konference, ka thënë se emri i ri përshtatet më shumë me atë që bën tani.

Ajo ka bërë të ditura edhe planet për metaverse – një botë online në të cilën njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një ambient virtual, kryesisht përmes përdorimit të disa kufijeve të veçanta.

Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë se "meta" është fjalë greke që do të thotë "përtej".

"Për mua kjo gjë simbolizon se ka gjithmonë diçka më shumë për të ndërtuar dhe ky është një kapitull i ri", ka thënë Zuckerberg.

Ndryshimi i emrit vjen pas një morie rrëfimesh negative për Facebook-un, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore.

Frances Haugen, e cila ka punuar më parë për kompaninë, e ka fajësuar atë se ka prioritet përfitimin përpara sigurisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG