Ndërlidhjet

Rikthehen Facebook dhe Instagram, pasi ranë nga sistemi për rreth një orë


Ikonat e aplikacioneve Facebook dhe Instagram në një telefon mobil.
Ikonat e aplikacioneve Facebook dhe Instagram në një telefon mobil.

Rrjetet sociale në internet, Facebook dhe Instagram, janë kthyer në sistem, pasi kishin rënë nga sistemi për më shumë se një në pasditen e së martës duke trazuar miliona përdorues në mbarë botën.

Meta, e cila ka në pronësi të dy platformat, kishte konfirmuar se po përballej me probleme, pasi miliona përdorues u shkyçën nga llogaritë e tyre papritmas dhe nuk arritën të kyçeshin për më shumë se një orë.

"Jemi në dijeni për një problem me qasjen në Facebook. Inxhinierët tanë janë duke punuar për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur", kishte njoftuar më herët kompania me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Downdetector, i cili monitoron rëniet nga sistemi të platformave globale, ka regjistruar dhjetëra mijëra raportime të mosfunksionimit të dy rrjeteve sociale.

Tash për tash nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien e përkohshme nga sistemi të Facebook-ut dhe Instagram-it më 5 mars, por përdoruesit e tyre e shfrytëzuan platformën rivale, X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur zemërimin e tyre.

Përveç Facebook-ut dhe Instagram-it, u raportua se as Messenger dhe Threads, po ashtu platforma të Meta-s, nuk kishin funksionuar gjatë asaj kohe.

Një rënie e ngjashme nga sistemi e platformave të Meta-s kishte ndodhur më 2021, kur një problem konfigurimi kishte pamundësuar përdorimin e Facebook-ut, Instagramit dhe WhatsApp-it për disa orë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG