Ndërlidhjet

Rusët urdhërojnë evakuim të pjesshëm në Zaporizhja


Trupat ukrainase në rajonin e Zaporizhjës. 28 prill 2023.
Trupat ukrainase në rajonin e Zaporizhjës. 28 prill 2023.

Forcat pushtuese ruse po përgatiten të evakuojnë zonat që gjenden në frontet e luftës në rajonin jugor ukrainas të Zaporizhjës, tha një përfaqësues lokal i instaluar nga Rusia.

“Autoritetet në Zaporizhja kanë vendosur që përkohësisht të zhvendosin banorët nga 18 vendbanime që janë afër fronteve të luftës brenda rajonit, për shkak të rritjes së granatimeve ukrainase”, shkroi në Telegram, Vladimir Rogov.

Qyteti i Enerhodarit, ku gjendet centrali bërthamor i Zaporizhjës – centrali më i madh në Evropë – është një prej lokacioneve që do të evakuohet, tha Rogov.

Banorët e Tokmak dhe Poloi, por edhe të Kamianka dhe Rosivka, po ashtu janë urdhëruar që të evakuohen. Disa vendbanime të tjera, banorët e të cilave janë urdhëruar të evakuohen, gjenden 40 kilometra përtej frontit aktual të luftës.

Megjithatë, pritet që së shpejti të nisë një kundërofensivë e forcave ukrainase, pasi për disa muaj Kievi ka bërë përgatitje për të.

Një prej rajoneve që pritet të zhvillohet kjo kundërofensivë është edhe ai i Zaporizhjës dhe trupat ukrainase pritet të tentojnë që të avancojnë drejt bregdetit të detit Azov.

Po ashtu, ditëve të fundit ka pasur rritje të granatimeve të ndërtesave të rëndësishme në rajonet e kontrolluara nga Rusia.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG