Ndërlidhjet

Erdogan: Nuk do ta mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi ilustruese.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Fotografi ilustruese.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga vendi i tij për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm.

"Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për [anëtarësim] në NATO", tha Erdogan në përgjigjen e tij të parë zyrtare pasi ndodhi ky incident, ku në protestën e së shtunës në kryeqytetin suedez u dogj Kurani – libri i shenjtë i myslimanëve.

Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan – një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – për të organizuar një protestë para Ambasadës turke në Stokholm.

Erdogan tha se djegia e Kuranit ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët. Ai kritikoi gjithashtu autoritetet suedeze për lejimin e zhvillimit të protestës para Ambasadës turke.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO. Por, atyre u duhet miratimi në Parlamentin turk që t’i bashkohen aleancës perëndimore ushtarake.

Por, Ankaraja ka paraqitur disa kërkesa për Suedinë, siç është ekstradimi i personave që ajo i akuzon për terrorizëm apo që kanë qenë pjesë e grusht-shtetit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

Turqia argumenton se Suedia nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket shtypjes së grupeve kurde, që Ankaraja i sheh si “terroristë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG