Ndërlidhjet

Të dëshpëruar e të hutuar: Emigrantët ngecin para portave të SHBA-së

Qindra emigrantë nga e mbarë bota, në kërkim të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ngecur në kushte të mjerueshme afër kufirit meksikan, shumë pranë destinacionit të tyre, dhe të dëshpëruar.

Para skadimit të “Titullit 42”, rregullit të kohës së COVID-it, që ua pamundësonte shumicës së azilkërkuesve përpjekjen për hyrje legale në SHBA, qindra emigrantë kanë çelur kampe në kufirin ndërmjet Tihuanës, në Meksikë, dhe San Diegos, në SHBA.

Disa prej tyre ndodhen aty që gati një javë, me shpresë që do t’i vetëdorëzohen zyrtarëve të Dogës dhe të Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së. Por, ata kanë mbetur duke pritur në qiellin e hapur, të bllokuar në një situatë turbullire ligjore.

Hutimi po mbizotëron mes emigrantëve – ndonëse skadimi i “Titullit 42” dikur mund të ketë ofruar gjasa më të mira për azil, rregullat e reja që do ta zëvendësojnë ato do t’ua mohojnë azilin pothuajse të gjithë emigrantëve që futen ilegalisht, duke i detyruar ata të vendosin nëse i kanë gjasat më të mira për të provuar jetën në SHBA duke kapërcyer kufirin tani, apo më vonë.

(Përgatiti: Trim Haliti)


XS
SM
MD
LG