Ndërlidhjet

EMA mbështet vaksinimin e adoleshentëve me vaksinën Pfizer/BioNTech


Doza të vaksinës së Pfizerit.
Doza të vaksinës së Pfizerit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) më 28 maj mori vendim për të lejuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të Pfizer/BioNTech për fëmijët nga 12 vjeç. Një vendim i tillë tashmë është marrë edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Ky njoftim nga EMA vjen disa javë pasi kishte nisur vlerësimin për përdorimin e vaksinave për grupmoshën 12-15 vjeç. Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech tashmë përdoret në BE për personat mbi 16 vjeç.

EMA tha se dy dozat e vaksinës, duhet t’u jepen grupmoshave 12-15 vjeç me një interval kohor prej të paktën tre javësh, duke shtuar se shtetet e BE-së mund të vendosin nëse duan që të vaksinojnë ose jo adoleshentët.

Deri më tani, rreth 173 milionë doza të vaksinës janë administruar në 27 shtetet e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge paralajmëroi më 28 maj se Evropa nuk do ta mposht pandeminë deri sa të mos vaksinohet 70 për qind e popullatës, duke shtuar se fushata e vaksinimit në Evropë ende është “shumë e ngadalshme”.

Kluge po ashtu tha se shqetësues mbeten edhe variantet e reja të virusit, që janë më ngjitës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG